Bazilika në fshatin Lin në Pogradec hapet për vizitorët

schedule18:25 - 13 Gusht, 2020

schedule 18:25 - 13 Gusht, 2020

I ndodhur vetëm 22 km larg nga qyteti i Pogradecit fshati Lin është një prej destinacioneve më të kërkuara në juglindje të vendit.

Ajo që e bën të veçantë për turistët vendas dhe të huaj është bazilika e cila ndodhet mbi fshat. Gjergji Koki Drejtori i drejtorisë së monumenteve në Korçe tha se nën udhëheqjen e arkeologut Agron Islami po kryejnë restaurimin e elementëve të munguar të “Narteksit”.

“Gjithë këto punime që janë në proces synojnë në riformulimin e të gjithë elementëve të munguar të mozaikut”, tha ai.

Sipas specialistëve kjo bazilikë  paleokristiane e Linit i  përket shekujve IV-V, të periudhës së sundimit të perandorit romak Justinian.

Për ndërtimin e mozaikëve janë përdorur gurë të vegjël në formë kubikësh me përbërje gëlqerore, mermeri, ata prej tulle apo kubiket prej brumi qelqi teksa për nga mënyra e kompozimit nuk hasen në asnjë bazilikë tjetër jo vetëm në vendin tonë por edhe më gjerë. /abcnews.al