Bazilika kristiane e Linit e hapur për vizitorët

schedule14:07 - 5 Gusht, 2018

schedule 14:07 - 5 Gusht, 2018

Bazilika paleokristiane e Linit ndodhet në pjesën perëndimore të Kepit të Linit dhe përfaqëson një nga monumentet më të rëndësishme të Shqipërisë. Për herë të parë, do të jetë e hapur për t’u vizituar nga publiku.

Është mozaiku, pjesë të të cilit i përkasin shekujve IV-V, të periudhës së sundimit të perandorit romak Justinian.
Bazilika e Linit ka një strukturim trekonkësh, me naos, kapela anësore, baptister dhe atrium. Kisha ka qenë dekoruar me mozaikë polikrom që shfaqnin motive gjeometrike, floreale dhe skena eukaristike, tipike të eriudhës paleokristiane. Pjesa e Pastoforit, ambjent polifunksional, i cili shërbente për ruajtjen e teksteve ungjillore dhe sendeve të shenjta të përdorimit liturgjik, zbuluar ne Bazillikën e Linit do të qëndrojë hapur.

Drejtoria e Kulturës Kombëtare po diskuton mundesinë që në vazhdimësi, bazilika e Linit, të ekspozohet e gjitha.

Amarda Cici, restauratore DRKK: “Ka qenë e hapur vetëm për periudha një ditore për promovime të turizmit, por kjo është një ndodhi e veçntë jo vetem për Bazilikën e Linit por edhe për të gjithë qytetin e Pogradecit dhe shpresojmë që turistët që do ta vizitojnë të sjellin sa më shumë impresione, të kenë sa më shumë komente mbi mozaikun dhe vetë bazilikën.”

Turistët e parë, kanë mbërrritur për të parë dhe kanë mbetur të befasuar.

Stefan Lehmann, turist gjerman: “Është vizita jonë e parë në Shqipëri, na pëlqen shumë, ishtë një eksukursion i shkurtër.”

Mozaikët e bazilikës paleokristiane të Linit përbëhen nga motive që përfshijnë, jo vetëm elemente të përdorura edhe në bazilikat e tjera si: zogj, motive me gërsheta, skena nga bota ujore, bimore dhe ajo shtazore, dhe lulet por edhe motive që gjenden shumë rrallë si p.sh bletët. Për ndërtimin e mozaikëve janë përdorur gurë të vegjël në formë kubikësh me përbërje gëlqerore, mermeri, ata prej tulle apo kubikët prej brumi qelqi. Gjithashtu përmbajtja e mbishkrimit me ekstrakte të psalmit të Davidit, mbështet teorinë që ndoshta kemi të bëjmë me një qendër pelegrinazhi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!