Bazilika e Bezistanit në Elbasan, së shpejti me pamje të re

schedule16:29 - 28 Shtator, 2018

schedule 16:29 - 28 Shtator, 2018

Pas shumë vitesh nisi zbatimi i projektit për Bazilikën e Bezistanit në Elbasan. Projekti parashikon rikualifikimin e terrenit përreth monumentit deri te zbulimi i mozaikut në nefin qendror.

10 vjet e mbuluar nga pluhuri i harresës. Pas një dekade aty janë shfaqur sërish arkeologë. Këtë radhë edhe nga universitetet franceze. Bazilika e Bezistanit në qendër të Elbasanit duket se më në fund do të ketë një pamje të re.

Sipas projektit të Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë Elbasan, parashikohen rikualifikimi i terrenit përreth monumentit, ndërhyrjet konservuese dhe restauruese, konservimi i mozaikëve, zbulimi i mozaikut në nefin qendror nëpërmjet çlirimit nga shtresat e dheut, ndriçim vizitueshmëria e monumentit dhe mbrojtjen e tij, etj.

Bazilika është kontakti i parë për çdo vizitor dhe turist në këtë qytet. Një nga monumentet më të rëndësishme të qendrës historike. Sepse në Elbasan ekzistojnë edhe një sërë objektesh të tjera ende të pa zbuluara ose që presin të restaurohen. Bazilika e Elbasanit u zbulua 10 vjet më parë me iniciativë të Bashkisë Elbasan, por mbeti peng e mekanizmave burokratikë të instituteve përkatëse./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!