“Bazë detare të NATO-s në Shqipëri”, Rama zbulon projektin e rëndësishëm

schedule15:55 - 25 Maj, 2022

schedule 15:55 - 25 Maj, 2022

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar sot se është punuar për një projekt të rëndësishëm. Bëhet fjalë për një bazë detare të NATO-s në Shqipëri. Rama tha se idetë do i shpalosen Komandantit të Komandës Operacionale të NATO-s, Gjeneral, Tod Daniel Wolters. Kreu i qeverisë u shpreh i bindur se Gjeneral Wolters do t’i mbështesë për këtë projekt.

“Fakti që kam pasur mundësi të takohem me gjeneralin, të flas me të më ka bërë të ndihem shumë i inkurajuar në fjalët e tij kur më tha “mund të jeni një vend i vogël, e keni një ushtri të vogël, por mund të gjen vendin tuaj duke krijuar vlerë të shtuar për të gjithë aleancën”.

Lexo edhe: “Jemi gjithçka, por jo budallenj”, Rama i jep medalje komandantit të NATO-s: Shqiptarët janë pro amerikanë

Kjo është ajo çfarë më frymëzoi për t’i ndarë këto fjalë me ministren, me shefin e Shtabit, me njerëz të terë e na bëri të ulemi e të mendojmë më thellë se si mund të arrijmë deri aty. Kemi disa ide të mira e çka është më me rëndësi kemi disa miq të mirë. Jemi shumë besimplotë sot që mund të gjejmë vërtet vendin tonë për të qenë vlerë e shtuar në këtë aleancë.

E lashë për këtë moment që ti them gjeneralit që nesër do kemi mundësi t’i tregojmë disa prej ideve e në këto kohë mjaft specifike të rrezikshme besoj që ai sërish do konsiderojë për të pasur një bazë detare të fjalës së fundit të NATO-s në Shqipëri.

Na takon ne që ti paraqesim projektin atij e ti tregojmë atë për çka kemi punuar e më pas ai më pas që prej fillimit do jetë avokati e mbështetësi i kësaj ideje”, tha Rama gjatë ceremonisë së dhënies së medajles për komandantin e NATO-s, gjeneral Tod Daniel Wolters. g.v/abcnews.al