TIRANË-Qeveria ka nisur përgatitjet për ndërtimin e një baze e cila do të merret me prodhimin e materialeve ushtarake. Vendimmarrje kjo që sipas kryeministrit Edi Rama është diktuar edhe nga sfidat e sigurisë me të cilat po përballet sot rajoni.
“Ne po punojmë dhe po ndërtojmë partneritete për të hedhur bazat e një industrie të re ushtarake sepse kjo është koha e sotme dhe brenda mandatit të katërt ne do të kemi bazë prodhuese në Shqipëri. Kemi filluar punën dhe do kemi një bazë prodhuese në Shqipëri për automjete ushtarake, për armatime, për dronë, do ta kemi një bazë prodhuese në Shqipëri.”, tha Rama.
Gjatë bashkëbisedimit me qytetaret, Rama u ndal sërish tek anëtarësimi në Bashkimin Europian. Ai tha se ambicia kryesore e tij është mbyllja e grupkapitujve deri ne 2027 edhe pse është i bindur që edhe pas 2029 do të jetë sërish një socialist që do marrë mandatin qeverisës.
“Partia Socialiste nuk diskutohet, çështja është që Partia Socialiste të marri një mandat të fortë që mos të ketë më asnjë luhatje procesi dhe mos ti dali njeri përpara negociatave, mos ti dali njeri përpara Bashkimit Europain. Pastaj s’jam unë në 2029, mbaron mandati im në 2029 kemi kryer punë ne, kemi kryer punë”, u shpreh kryeministri.
Duke e cilësuar jetike votën për rrugëtimin drejt Bashkimit Europian, Rama tha se përgjigjen e denjë një 11 maj do e japë pikërisht diaspora.
“Diasporën do ta shohim në 11 maj. Është regjistruar një pjesë jo e vogël do t ‘i shikosh, do t’i numëroj dhe votat e tyre. E treta, në Shqipëri nuk bëhesh me 15% të votave kryeministër ti Endrit. Në Shqipëri ka 2,4 milionë banorë rezidentë, që janë këtu, pavarësisht se çfarë të ka thënë këneta ty që kanë ikur 1 milion”, shtoi ai.
Kryeministri nuk harroi të ironizonte edhe kundërshtarët politike, të cilët sipas tij, nuk kanë asnjë alternative për ti ofruar shqiptarëve.
“Bufi le të rrotullohet nga dojë në histori e ka vendos veten në një piedestal me kallama, buf kënete, mos dëgjo bufin, mos shko mbrapa bufit, se të ha këtë di të them unë. Po kontribuo të thajmë kënetën”, tha Rama.
/abcnews.al