Më katër mars do të rikthehen fluturimet e avionëve ushtarakë. Baza e NATO-s në Kuçovë do të jetë gati për t’u inauguruar.
Puna për transformimin e kësaj baze dhe kthimin në një bazë moderne ka nisur në vitin 2022.
Kjo bazë do të jetë në funksion të plotë të Aleancës së NATO-s dhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Gazetarja e “ABC News” Gerta Vaska nga baza ajrore e Kuçovës, raportoi se janë kryer punime për rindërtimin e pistës së avionëve, depot e karburanteve që do të shërbejnë për avionë që do të nisin fluturimet, por gjithashtu ndërtime janë kryer edhe për godinat për personelin ushtarak.
/abcnews.al/