Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit” në ABC News, foli për inaugurimin e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë këtë të hënë.
Ai tha se baza ajrore e NATO-s në Kucovë, e cila zgjati në kohë për 3 vite, do të shërbejë për stërvitje dhe për mbrojtje.
Ndër të tjera tha se nëpërmjet kësaj baze, Shqipëria do të ofrojë garanci edhe për vendet fqinje.
“Do ketë demonstrime me dron Bajraktarë. Kemi tre nivele bazash ajrore në botë, kjo këtu është baza e parë. Është bazë për stërvitje dhe raste sulmesh.
Deri dje kemi prodhuar stabilitet, tani do prodhojmë dhe mbrojtje. Jemi garanci edhe për vendet fqinje. Është pothuaj e pamundur që në territorin tonë të hyjë dron apo raketë. Se thonë që ka blerë dronë dhe Vuçiç. Jemi të mbrojtur si kurrë më parë. U deshën tre vite punë për bazën, qeveria shqiptare dha 5 milionë euro për bazën në Kuçovë. Shqiptarët do jenë ata që marr
Ne për herë të parë do kemi pilotët tanë F-16, F-18. Sakaq dua të them se ne na rritet rreziku si shtet“, tha Karamuço.
/abcnews.al