Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë, Rama ndan pamjet: Rol kyç në mbështetjen e operacioneve dhe stërvitjeve të aleancës

schedule08:04 - 27 Shkurt, 2024

schedule 08:04 - 27 Shkurt, 2024

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjete sociale disa pamje nga baza ajrore e NATO-s në Kuçovë, e cila pritet të hapet së shpejti. Kreu i qeverisë shprehet se baza do të luajë një rol kyç në mbështetjen e operacioneve të NATO-s ndërsa shton se do të shërbejë si një qendër për aktivitetet ajrore.

“Mirëmëngjes dhe nga Baza Ajrore Taktike e NATO-s që hapet së shpejti në Kuçovë, e cila do të luajë një rol kyç në mbështetjen e operacioneve dhe stërvitjeve të NATO-s, duke shërbyer edhe një si qendër për aktivitetet e Forcave Ajrore, me infrastrukturë të avancuar për avionët luftarakë dhe ata të transportit të Aleancës, ju uroj një ditë të mbarë“, shkruan Rama.

Komandanti i Forcës Ajrore, Ferdinand Dimo thotë se baza ajrore, e cila pritet të hapet me 4 mars, do të ketë një impakt të jashtëzakonshëm zhvillimor në të gjithë hapësirën e qarkut të Beratit.

“Nga NATO janë investuar afërsisht 15 milionë euro dhe më shumë se 5 milionë janë investuar nga qeveria shqiptare. Jemi në përfundim të tëe gjitha punimeve që trupat e forcës ajrore të stërviten në këtë bazë, por jo vetëm kaq. Trupat e NATO-s dhe mjetet fluturuese të akomodohen, stërviten dhe të fluturojnë duke u nisur nga baza ajrore e Kuçovës. Ndërtimi i bazës ajrore në Kuçovë ka një impakt të jashtëzakonshëm zhvillimor në komunitet dhe në të gjithë hapësirën e qarkut Berat”, u shpreh ai.

 

/abcnews.al