Bayern refuzon ofertën e Barcelonës për Lewandowski, por spanjollët kanë shpresa

schedule21:15 - 24 Qershor, 2022

schedule 21:15 - 24 Qershor, 2022

Bayern Munich ka refuzuar përsëri ofertën e Barcelonës për Robert Lewandowski.

Katalanasit ofruan 40 milionë euro plus bonuse për bomberin polak, por bavarezët e refuzuan duke e konsideruar të ulët shifrën. Sipas “Marca”, Bayern tashmë nuk e konsideron më si ta pashitshëm polakun, madje i kanë vendosur edhe shifër.

Për Bayern Munich, kartoni i Lewandowski kushton 50 milionë euro. Klubi spanjoll ka ende shpresë pasi tashmë e kanë të ditur se sa duhet të paguajnë për makinerinë e golave. /h.ll/abcnews.al