Bayern përgatitet për duelin kundër Leipzig, Flick merr dy lajme pozitive

schedule21:12 - 3 Dhjetor, 2020

schedule 21:12 - 3 Dhjetor, 2020

Bayern Munchen vazhdon përgatitjet për ndeshjen e së shtunës ndaj Leipzig në kampionat. Kampionët presin ekipin e Nagelsmann në fushën e tyre, takim që nis prej orës 18:30.

Një sfidë titulli mes dy skuadrave që ndodhen në vendin e parë dhe të dytë. 22 pikë numërojnë bavarezët dhe dy më pak Leipzig. Hans Dieter-Flick ka marrë një lajm shumë të mirë ditën e sotme.

David Alaba është rikthyer në stërvitje pas plot 40 ditëve. “Xholi” austriak pësoi një dëmtim në mesin e muajit tetor dhe sot ka zhvilluar seancën stërvitore pas një kohe të gjatë.

 

Alaba dhe Kimmich

Një rikthim i rëndësishëm për trajnerin e Bayernit, teksa ka lajme të mira edhe nga Joshua Kimmich. Gjermanit, një ndër yjet e ekipit, po i shkon shumë mirë rikuperimi që pësoi në duelin ndaj Dortmund.

Kimmich është parë ditën e sotme në qendrën sportive të klubit gjerman, një muaj pasi pësoi dëmtimin në gju. 25-vjeçari po shpejton shërimin e tij dhe së shpejti do të jetë në dispozicion të Flick. /abcnews.al