Bayern pa “gardian”, “bavarezët” shpresojnë te “ylli” spanjoll

schedule08:36 - 12 Gusht, 2023

schedule 08:36 - 12 Gusht, 2023

Pas shitjes së “gardianit” zviceran, Yann Sommer te “zikaltërit” e Inter, “bavarezët” e Bayern Munich tashmë janë në kërkim të një portieri të dytë për ekipin dhe në “pistën” gjermane tashëm ka dalë një emër i ri.

Bëhet fjalë për portierin spanjoll të Chelsea, Kepa, me ish-teknikun e tij, Thomas Tuchel, i cili e pëlqente goxha stilin e lojës së “iberikut”, që në kohën kur gjermani ishte tekniku i “bluve” të Chelsea, për rreth 1 viti e gjysmë.

Ndërkaq, sipas raportimeve më të fundit nga mediat gjermane, Bayern shpreson se Kepa dëshiron një kalim te “bavarezët”, duke parë dhe rivalitetin e madh që do të ketë me spanjollin Robert Sanchez për pozicionin e titullarit te “blutë”. /i.m /abcnews.al