Bayern në tratativa për ta larguar, e ardhmja e Costa në Angli

schedule11:34 - 21 Janar, 2021

schedule 11:34 - 21 Janar, 2021

Kthimi i Douglas Costa te Bayern Munchen si i huazuar deri në fund të sezonit nga Juventus nuk po shkon në rrugën e duhur. Gjatë dy muajve të fundit braziliani numëron vetëm 1 ndeshje në Bundesliga.

Te Bayern nuk duan ta mbajnë deri në fund të sezonit siç është parashikuar në marrëveshjen me Juventusin dhe po përpiqen t’i gjejnë një tjetër ekip, duke përfituar nga rregullorja se ai mund të luajë me tre skuadra brenda një sezoni, duke përfituar nga lirimet e FIFA prej pandemisë.

Nga Gjermania raportojnë se ai mund të kalojë te Wolves në Premier League. “Ujqërit”janë një mes klubeve që iu është propozuar 30-vjeçari dhe mësohet se kanë shfaqur interes për shkak të dëmtimit të rëndë në kokë të Raul Jimenez. /abcnews.al