Situata jo e mirë financiare e Barcelonës ka bërë që Bayern Munich të përfitojë.
Ngërçi me situatën financiare dhe me faktin e regjistrimit të lojtarit në ekipin e parë, ka bërë që Bayern Munich të shfaqë interes serioz për Gavin. Sipas gazetës “Sport”, Bayern ka kontaktuar agjentin e yllit spanjoll, Ivan de la Pena për të marrë informacione rreth mesfushorit.
Bavarezët janë të gatshëm t’i ofrojnë një pagë të lartë spanjollit për ta bindur të veshë fanellën e tyre. Por kjo “betejë” nuk do të jetë e lehtë pasi përveç faktit që Barcelona po përpiqet me të gjitha mundësitë të rinovojë kontratën e Gavit, duhet theksuar gjithashtu se edhe Chelsea është futur në garë seriozisht për yllin spanjoll. Nuk duhet lënë pas as Liverpool dhe City, të cilët gjithashtu kanë shfaqur interes./ h.ll/abcnews.al