Bayerni ka në dorë një talent të çmuar dhe kurrsesi nuk dëshiron ta humbë. Jamal Musiala, vetëm 17 vjeç ka shkëlqyer me bavarezët dhe drejtuesit duan të rinovojnë sa më shpejt me të për të mos rrezikuar ndërhyrjen e ndonjë gjiganti tjetër europian.
Kontrata aktuale e Musiala me kampionët e Europës përfundon në verën e vitit 2022 dhe negociatat e rinovimit kanë nisur tashmë. Për të bindur talentin, Bayern ka vendosur ta bëjë një nga adoleshentët më të paguar në Europë.
Sipas raportimeve të fundit nga Gjermania mësohet se klubi nga Mynihu është duke përgatitur një kontratë afatgjatë me pagë neto prej 100 mijë eurosh në javë, që përkon me 5 milionë euro në vit, rrogë e çmendur për një djalosh, që ende nuk ka mbushur 18 vjeç. /abcnews.al