Bayern, kampion nga divani/ Bavarezët kthehen te triumfi në Bundesligë, trofeu i 34 në histori

schedule12:45 - 5 Maj, 2025

schedule 12:45 - 5 Maj, 2025

Pritjes i erdhi fundi. Pas gati një viti, Bayern Munich hapi shampanjën për të festuar titullin kampion në Bundesligë.

Ky ishte trofeu i 34 në historinë e klubit bavarez, që thellon më shumë dominimin në futbollin gjerman.

E nëse të Bayern janë mësuar me triumfin, ky ishte I pari për Harry Kane, që pavarësisht karrierës spektakolare, nuk kishte jetuar asnjëherë më parë një sukses të tillë. Dhe jo më kot, anglezi ishte njeriu i festës.

Pasi dorëzoi titullin sezonin e shkuar, Bayern e rimori shpejt dhe me meritë në këtë edicion. Skuadra e drejtuar nga Vincent Company mbajti shumë gjatë vendin e parë, ndërsa me 76 pikë mbylli garën, 4 javë nga fundi i sezonit.

Meritë edhe rivalëve të Bayer Leverkusen, që barazuan 2-2 në fushën e Freiburg, duke i dhuruar titullin Bayern Munich./

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!