Bayern Munchen u shpall kampion i Bundesligës për të tetin vit radhazi, një arritje fantastike e bavarezëve. Të njëjtën gjë pranoi dhe Hansi Flick, trajneri i Bayern, por me deklaratën e tij, tenton të mbajë me këmbë në tokë futbollistët, duke thënë se objektivi tjetër vjen shumë shpejt.
“Jam shumë i lumtur për të gjithë skuadrën”, tha fillimisht Flick kur u pyet për fitimin e titullit kampion. “Në fillim të sezonit, vendos objektiva që do t’i arrish dhe është një moment i paharrueshëm kur e realizon.
Në momentin që merr trofeun në duar, të duket sikur një barrë e rëndë është hequr. Por objektivi i radhës vjen shumë shpejt”, u shpreh Flick, me shumë gjasa referuar trofeut të Champions League./abcnews.al
? Hansi #Flick über die Meisterschaft: “Ich freue mich für das ganze Team. Man setzt sich Ziele und will sie erreichen. Es ist dann der krönende Abschluss, wenn man die Trophäe überreicht bekommt. Aber dann kommt schon das nächste Ziel.”#WOBFCB #packmas pic.twitter.com/vwKShQxAab
— #MEI8TER (@FCBayern) June 26, 2020