Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Bayern e nis me Superkupën/ Bavarezët fituan trofeun e parë të sezonit në Gjermani

schedule13:00 - 23 Gusht, 2026

schedule 13:00 - 23 Gusht, 2026

Bayern Munich tregoi menjëherë forcën, duke fituar trofeun e parë të sezonit.

Baverezët triumfuan 2-1 në finalen kundër rivalëve të përjetshëm të Borussia Dortmund, duke ngritur lart Superkupën e Gjermanisë.

Sfida e luajtur në “Signal Iduna Park”u zhbllokua në minutën e 28-të.



Braun kaloi kampionët e Bundesliga në epërsi, duke gjetur edhe rrjetën e parë me skuadrën e drejtuar nga Vincent Kompany.

Të zotët e shtëpisë barazuan shifrat në të 42-ën, por goli i Bensebaini u bë I pavlefshëm nga sistemi VAR, që sinjalizoi një pozicion jashtë loje.

Bayern kuptoi rrezikun dhe në shtesën e pjesës së parë dyfishoi shifrat me Michael Olise.

Pas pushimit, Borussia u kthye në lojë në minutën e 75-të. Fabio Silva ngushtoi shifrat, duke I bërë më emocionuese sfidën.

Por rezultati nuk ndryshoi, ndërsa për t’u shënuar ishte kartoni i kuq i Bensebaini në limitet e kohës së rregullt.

Në fund e gjithë festa ishte për Bayern Munich, që nis sezonin me trofe, ndërsa në pritje të edicionit 2026/2027 të Bundesligës i tregoi të gjithë rivalëve se do ta kenë të vështirë t’I rrëmbejnë titullin kampion.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!