Batuta e Tuchel: Kloppin e kërkojnë të gjithë falë buzëqeshjes së tij

schedule16:17 - 4 Mars, 2021

schedule 16:17 - 4 Mars, 2021

Mbrëmjen e sotme pritet të zhvillohet supersfida mes Liverpool e Chelseas, ku emocionet janë të garantuara. Trajneri i bluve të Londrës, Thomas Tuchel, ka folur para sfidës për kolegun e tij Jurgen Klopp. Gjermani e vlerëson maksimalisht patriotin e tij si dhe bën një batutë për buzëqeshjen e teknikut të “The Reds”.

“Jurgen Klopp është trajneri që të gjithë e kërkojnë kur bëhet fjalë për teknikët gjermanë për shkak të buzëqeshjes së tij. Jo vetëm për shkak të saj, por edhe falë mentalitetit fitues që ai i jep ekipit.

Kur unë kam qenë në akademinë e Mainz, Jurgen ishte trajneri i ekipit kryesor kështu që ne nuk kemi patur mundësinë për të punuar me njëri tjetrin”, deklaron gjermani.

 

“Krahasimet mes nesh? Është diçka e bukur sepse ai është një nga trajnerët më të mirë të Europës. Nga njëra anë është mirë, pasi ne ngjasojmë me njëri tjetrin dhe ato që ka arritur Jurgen janë gjëra të jashtëzakoshme.

Nga ana tjetër krahasimi jonë nuk ka vend sepse ne nuk jemi aq të afërt sa dukemi edhe pse kur jemi bashkë ia kalojmë shumë mirë. Gjithashtu kemi trajnuar klube të ndryshme në periudha të ndryshme”, përfundon Tuchel. /abcnews.al