Hamdi Salihi analizon klasiken Vllaznia-Tirana në një prononcim për Supersport. Ish-bomberi i njohur, aktualisht ndihmës i Rejës në kombëtaren kuqezi, ka provuar të mbajë veshur dhe shënojë plot gola me dy ekipet e njohur shqiptare, ndërsa përballjen e sotme e sheh në këtë mënyrë.
“Si gjithmonë ndeshje për të mos u humbur, për mua. Edhe për të tjerët është ndeshje e bukur për t’u ndjekur. Këta janë ndeshje për çfarë luhet kampionati”, u shpreh fillimisht Salihi, në një lidhje direkte me emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.
“Të them të drejtën është gjithmonë e bukur për t’u parë. Këto vitet e fundit e kam parë me kënaqësi, por vitet e fundit sikur është zbehur pak lufta prej objektivave që kanë pasur. Këtë herë është më ndryshe, është një Tiranë që do titullin dhe një Vllazni që po rritet. Nuk e pres me entuziazmin e atyre viteve”, shtoi shkodrani.
Salihi sot është me Vllazninë: “Të fitojnë të dyja nuk bëhet dot. Të fitojë kujt i duhet më shumë. Edhe Tirana, edhe Vllaznia, janë në rrugë të duhur, besoj se kush fiton bën një hap të mirë në drejtim të realizimit të objektivave. I kam njëlloj të dyja ekipet. Sot e shoh ndeshjen si shkodran dhe normal jam me Vllazninë”.
Opinioni atje është që i shtyn lojtarët të largohen. Nëse i bën hapat më shpejt se duhet, atëherë do dështosh. U sugjeroj të gjithë lojtarëve t’i bëjnë hapat gradualisht e të formohen për të dalë jashtë. Është e gabuar t’i bësh hapat shpejt. Vllaznia po vuan. Kam parë ndeshjet e akademisë dhe besoj se shumë shpejt do të ketë lojtarë”. /abcnews.al