Batuta e Ramës me kombëtaren, Mavraj ia kthen me të qeshur e të ngjeshur

schedule21:18 - 19 Mars, 2020

schedule 21:18 - 19 Mars, 2020

Edi Rama vazhdon të bëjë thirrje që njerëzit të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Kryeministri i Shqipërisë thuri një paralele mes situatës së vështirë të krijuar nga koronavirusi dhe kombëtares së Shqipërisë në emisionin “Open” në Top Channel.

Ne tani lutemi të mos na marrin mësysh, të vazhdojmë kështu siç jemi, se Shqipëria do futet në histori. Mos ta bëjmë si me Kombëtaren, që luan më mirë se kundërshtari në pjesën e parë, e mban mirë veten dhe lojën në gjysmën e pjesës së dytë, por mbyllet në portë dhe pëson golat në fund”, u shpreh Rama.

Rreth kësaj situate ka reaguar Mërgin Mavraj, kapiteni i kombëtares kuqezi (akutalisht shiritin e mban Hysaj nga mungesa e Mavrajt në kombëtare për shkak dëmtimesh). Mbrojtësi i Greuther Furth nuk i ka kursyer shakatë si gjithmonë me një reagim në rrjetet sociale.

Ne kemi nisur një fushatë ku mbëshesim edhe qeverinë, ku solidarizohemi dhe u kërkojmë qytetarëve tanë të rrinë në shtëpi. Shëndeti i gjithkujt është më i rëndësishëm se çdo gjë. Sa për golat në minutat e fundit, ftojmë politikanët të futen në ndeshjet tona të ardhme, të na japin një dore mos të pësojmë gol. Ne e çuam Shqipërinë në Europë, mbase e çojnë edhe ata”, shkruan Mavraj. /abcnews.al

😉🇦🇱 @ediramaal #shqiperiaime ♥️ Ne kemi nis nje fushate ku mbeshesim edhe qeverine, ku solidarizohemi dhe u kerkojme…

Gepostet von Mergim Mavraj am Donnerstag, 19. März 2020