Batha: Teuta skuadra më e mirë e Superiores, Tirana jo më e frikshme

schedule09:59 - 26 Dhjetor, 2020

schedule 09:59 - 26 Dhjetor, 2020

Nesër në “Niko Dovana” Tirana përballet me Teutën, me bardheblutë, që vijnë në këtë sfidë me shumë mungesa prej dëmtimeve. Para kësaj ndeshje në konferencë për shtyp ishte kapiteni i ekipit, Idriz Batha, i cili foli “pa doreza”.

Mesfushori u shpreh se Teuta ka skuadrën më të fortë të kampionatit shqiptar dhe Tirana nuk është më e frikshme për shkak të largimeve dhe dëmtimeve të javëve të fundit.

“Është ndeshja më e vështirë për ne dhe vjen në momentin më të vështirë. Do jetë luftë e fortë sportive. Për mendimin tim Teuta ka ekipin më të fortë të kampionatit, por që kjo përballje gjithmonë ka qenë emocionuese si për tifozët, ashtu edhe për futbollistët sepse edhe kjo është një “derbi” dhe do japim maksimumin për ta fituar ndeshjen.

 

Tirana është gati të përballojë çdo ndeshje. E kam thënë se nuk është Tirana e frikshme, që ishte vjet, por edhe me këtë ekip diferencat janë shumë të vogla dhe mund ta përballojë padiskutim. Nuk jemi të frikshëm sepse kemi disa lojtarë të dëmtuar, disa largime dhe nuk është i njëjti ekip.

Nëse një futbollist kënaqet me veten, atëherë ka arritur fundin. Mendoj çdo ditë të përmirësohem dhe të jap më shumë në fushë. Nuk është nevoja të japim mesazhe publike. Mesazhet i ndajmë të gjithë bashkë atje, siç më japin mua mesazhe duke nisur nga më i vogli. Te Tirana nuk ka kapiten skuadre, jemi shpirt grupi dhe mesazhet i përcjellim në stërvitje.

 

Batha, duke festuar golin kundër Kukësit

Nuk ka asnjë presion negativ te Tirana. Mendoj se Tirana ka ndryshuar nga vitet e fundit kur presioni ka qenë prezent. Te Tirana tani punohet, të gjithë duan të përmirësohen dhe siç e shikoni edhe vetë, ka shumë të rinj, që po provojnë veten e tyre. Karabeci? Më vjen mirë që do gjej një shok përballë, por mbi të gjitha më vjen mirë që do gjej lojtarët më të mirë të kampionatit shqiptar përballë”, u shpreh Batha. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!