Bastiset shtëpia e Grubit, ish/zvkryeministri i Maqedonisë së Veriut, “non grata” nga SHBA

schedule18:15 - 16 Dhjetor, 2024

schedule 18:15 - 16 Dhjetor, 2024

Bastisen banesat e ish-zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi dhe e ish-drejtorit të Lotarisë së Maqedonisë, Përparim Bajrami.

Mediat vendase raportojnë se këtë të hënë, policia ka kryer kontrolle në shtëpinë e Grubit, teksa ky i fundit nuk ndodhej aty. Mbrëmjen e djeshme, Grubi kishte njoftuar ne rrjetet sociale se ‘ka udhëtuar jashtë shtetit për një vizitë private dhe sapo të kryejë detyrimet, do të rikthehet në Shkup’.

Gjatë kontrollit ne banesën e ish drejtorit te Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami, policia maqedonase ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme parash. Për të dyshohet se ka ikur jashtë vendit, ndërsa familjarët kanë deklaruar se do të kthehet përsëri.

Kontrollet janë kryer gjithsej në nëntë banesa, mes të cilëve dhe anëtarë të Komisionit për Furnizime Publike në Lotarinë Shtetërore.

Këto bastisje janë kryer pas dyshimeve për përfshirje në krim të organizuar në Lotarinë e Maqedonisë së Veriut.

Ish-zëvendëskryeministri I Maqedonisë së Veriut, nga radhët e BDI-se,  Artan Grubi, së fundi u fut në Listë të Zezë të SHBA-së për korrupsion.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!