Zyra e Prokurorit të Specializuar e ka konfirmuar se është duke kryer operacione në Kosovë.
Përmes një njoftimi për mediat “Specialja” ka njoftuar se aksionet po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe EULEX-it.
EULEX ka nisur bastisjen e shtëpisë së ish presidentit të vendit Hashim Thaçi dhe ish- kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli.
Në pamjet e drejtpërdrejta nga mediat në Kosovë, zyrtarë të EULEX-it shihen brenda banesave të Thaçit dhe Veselit, ndërsa janë parë edhe pranë selisë së Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë.
Thaçi dhe Veselit, tashmë ndodhen në Hagë, pasi iu është konfirmuar aktakuza nga Zyrat e Prokurorit të Speciales në Hagë.
Presidenti Hashim Thaçi dha të enjten dorëheqjen nga posti, menjeherë pas konfirmimit të aktakuzës për krime gjatë luftës.
Ai së bashku me Kadri Veselin, kryetar i PDK-së, akuzohen janë përgjegjës për rreth 100 vrasje të civilëve gjatë luftës për pavarësinë e Kosovës.
Ndërsa Rexhep Selimi u arrestua të mërkurën nga EULEX-i, sërish pasi akuzohet për krime lufte gjatë luftës së Kosovës.
Të gjithë liderët e tjerë politikë të Kosovës po edhe të Shqipërisë, kanë shprehur mbështetjen për ta.
n.d./abcnews.al

