Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Basti” i qeverisë: “OK” nga Brukseli për integrimin/ Bejko: Berishës tezat politike i janë kthyer në “bumerang”! Gazetari: E ka kthyer opozitën në tellall

schedule23:48 - 10 Prill, 2026

schedule 23:48 - 10 Prill, 2026

TIRANË– Qeveria shqiptare shprehet e sigurt për miratimin nga Këshilli Politik të raportit IBAR, një hap që pritet të zyrtarizojë ritmin e përshpejtuar të mbylljes së negociatave deri në vitin 2027.

Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha i ka cilësuar si “zhurmë politike” akuzat e opozitës, duke theksuar se miratimi nga Brukseli është i garantuar dhe se është i gatshëm “të vërë bast” për këtë zhvillim.

Një ditë më parë, edhe kryeministri paralajmëroi se ky proces pritet të konkretizohet gjatë muajit maj.



Në studion e emisionit “Ora e Fundit”, analisti Roland Bejko komentoi situatën politike, duke u ndalur te qëndrimet e opozitës lidhur me procesin e integrimit. Sipas tij, ish-kryeministri Sali Berisha shpesh ka gabuar politikisht, kur vjen puna te çështjet politike dhe rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE.

“Berisha do ta dredhë pak këtë çështjen e integrimit, sepse nuk kanë për t’i ardhur në favor tezat që sipas tij do të shpallnin bllokimin e procesit. Nuk është hera e parë që i ndodh, pasi shpesh ngutet. Rasti i fundit ishte ‘Ramaduro’, por rezultoi e kundërta: Rama jo vetëm që nuk u arrestua në SHBA, por u ftua atje”, u shpreh Bejko.

Ndërkohë, gazetari Fatos Mahmutaj theksoi se problematika e opozitës lidhet me çështje personale të lidershipit të saj. Ai shtoi se Sali Berisha luan vetëm për hallin e vet personal dhe nuk i intereson aspak  rrugëtimi evropian i vendit.

“Ai ka hallin e vet penal dhe të familjes së tij. Për këtë arsye, Berisha e ka kthyer opozitën në tellall. Nëse opozita mbahet peng nga ai, atëherë do të shkojë drejt rënies dhe falimentimit politik. Sa i takon Bashkimit Europian, kjo opozitë nuk i shërben këtij misioni, por të kundërtës. Kemi të bëjmë me një politikë anti-Shqipëri, jo vetëm anti-PS”, deklaroi Mahmutaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!