Bashkimi i gripit me COVID, zbulohet rasti i parë me “flurona” në Argjentinë

schedule08:19 - 22 Janar, 2022

schedule 08:19 - 22 Janar, 2022

Rasti i parë me “flurona”, ose siç quhet ndryshe bashkimi i COVID me gripin, është zbuluar në Argjentinë.

Autoritetet konfirmuan infeksionin e dyfishtë të një djali tre vjeçar, duke siguruar se fëmija ishte mirë dhe do të transportohej nga spitali ku u shtrua. Djali i vogël po trajtohet në spitalin e fëmijëve pasi u paraqit me “kriza epileptike”.

Fillimi i vitit 2022 ka sjellë shqetësime të reja për shëndetin publik në botë. Kjo pasi në disa shtete të botës tashmë janë identifikuar raste të qytetarëve, të cilët janë të infektuar në të njëjtën kohë me COVID-19 si dhe me grip stinor.

Për të përshkruar gjendjen e pacientit që është i infektuar me këto dy viruse në të njëjtën kohë, në botë është duke u përdorur termi Flurona. Sipas asaj që është shkruar deri më tani, Flurona nuk është ndonjë variant i ri i koronavirusit e as një sëmundje e veçantë.

Edhe pse fjala “Flurona” është relativisht e re, infektimet me COVID-19 dhe grip stinor në të njëjtën kohë nuk janë të reja. Rastet e para me Flurona janë zbuluar në vende të ndryshme të botës duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Izraelin, Brazilin, Filipinet dhe Hungarinë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!