“Bashkim ekonomik” me Evropën/ Von der Leyen: Do dyfishojmë ndihmën për Ballkanin. Michel-Ramës: Je skeptik, por do ta bëjmë dasmën

schedule15:32 - 16 Tetor, 2023

schedule 15:32 - 16 Tetor, 2023

I gjithë bulevardi qendror të kryeqytetit shqiptar fliste gjuhë europiane, këtë të hënë.

Edi Rama edhe një herë ishte mikpritësi i një eventi ndërkombëtar, Samitin e Berlinit, që për herë të parë po mbahet jashtë kufirit të sigurt të BE-së.

Në të parakaluan liderët e 6 kryeministrave të rajonit dhe liderët e BE-së, mes tyre Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel, si edhe një sërë kryeministrash të vendeve anëtare të Bashkimit Europian.

Në hollin e kryeministrisë pjesëmarrësit u surprizuan.

Më pas, ishte vendi për të folur për të ardhmen e rajonit, në Bashkimin Europian.

“Më duhet të theksoj se premtimet ekonomike të Procesit te Berlinit nuk janë realizuar plotësisht.”, tha Rama.
Por paketa europiane për vendet e Ballkanti Perëndimor premton që do të rritet në vijim.

“Kemi mbledhur themele të forta me planin. Tone të investimeve ekonomike, prej 30 miliardë eurosh. Rezultatet po tregohen. 16 miliarde euro janë percaktuar dhe janë përdorur tashmë”, u shpreh ajo.

Ka një çek të dytë, që quhet “plani i rritjes” dhe synon të dyfishojë ekonominë e rajonit, në 10 vite të ardhshmet.

“Ne duhet të çlirojmë potencialin që ekziston në Ballkanin Perëndimor. Këtë do të arrijë edhe plani i rritjes“, u shpreh von Der Leyen.

Siç e shpjegoi Presidentja e Komisionit Europian, BE përmes fondeve që jep, synon që në fusha specifike, të hap dyert e tregut të vetëm europian për rajonin tonë, për firmat, kompanitë, shërbimet, energjia etj. Kushti mbetet vetëm 1, qeveritë e rajonit duhet të punojnë, veçmas e së bashku.

“Vendet e BP duhet të përfundojnë dhe plotësojnë tregun e tyre rajonal, kjo do të thotë që është kusht që edhe vendet e BP t’i ofrojnë qasje fqinjëve të tyre në treguin e tyre. Në rast se ka bllokime, të vetmin bllokim që t’i arrin është veten tënde. Të tjerët do të ecin përpara“, shtoi ajo.

Këtë e theksoi fortë të kancelari gjerman, Olaf Scholz, që vijon rrugën e Angela Merkel, që e inicioi procesin e Berlinit, më 2014.

“Për ta kthyer atë në një histori suksesi, çfarë do lloj ecurie që do të keni në bashkëpunimin rajonal, do t’ju sjellë gjithnjë e më shumë tek standartet e BE-së dhe mund të mbështeteni tek ne, tek Gjermania”, tha Scholz.

Avancimi ekonomik, në finale, shkurton rrugën e Ballkanit Perëndimor, për në BE. Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ua përcolli këtë mesazh edhe vetë të pranishmëve europianë, që shpesh kanë treguar skepticizëm.

“Unë e di që je skeptkik, por do ta bëjmë dasmën. Në BE ne duhet të përgatitiemi për të mirëpritur anëtarët e rinj. Deri në 2030 duhet të zgjerohemi. Është një proces i bazuar në meritë, duhet të bëjmë gjerat të lëvizin. Ne duam t’ju mbëhstesim, së pari përmes politikave që ju afrojnë, kjo mund të ndodh treg i përbashkët. Ne kemi ambicioze mbështetje. Edhe rezlizimi i tregut të përbashkët rajonit, nxit këtë.”, tha Michel.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!