Bashkia Shkodër: Dhunohen në mënyrë të paligjshme institucionet vendore

schedule19:45 - 29 Qershor, 2019

schedule 19:45 - 29 Qershor, 2019

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës i është përgjigjur negativisht kësaj thirrjeje, duke denoncuar publikisht ndërhyrjen e paligjshme sipas saj në institucionet në pronësi të qeverisjes vendore nga ana e Policisë së Shtetit.
Në një deklarate të shpërndare për mediat Ademi thotë se këto veprime të pastra diktatorialo-politike, për hapjen e dhunshme me thyerje e dëmtim të institucioneve publike, po dhunojnë haptas dhe ditën për diell vlerat demokratike. Më tej në njoftim shkruhet se bashkia Shkodër po monitoron dhe dokumenton hap pas hapi të gjitha këto akte të pakuptueshme ndaj pronave të qeverisjes vendore dhe po informon institucionet vendase dhe të huaja, si dhe OSBE-ODIHR.

KOMUNIKIM ME MEDIAT DHE QYTETARËT NGA BASHKIA E SHKODRËS

E indinjuar për mosrespektimin e urdhërit tim në lidhje me ambientet publike në pronësi të Bashkisë Shkodër nga KQZ-ja, urdhër i bazuar në Kushtetutë, Dekretin e Presidentit të Republikës, Ligjin 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”. Në cilësinë e kryetares së Bashkisë së Shkodrës, denoncoj publikisht ndërhyrjen e jashtëligjshme në institucionet në pronësi të qeverisjes vendore nga ana e Policisë së Shtetit.

Këto veprime të pastra diktatorialo-politike, për hapjen e dhunshme me thyerje e dëmtim të institucioneve publike, po dhunojnë haptas dhe ditën për diell vlerat demokratike. Gjithashtu janë duke njollosur të drejtën e votës së lirë, të pa manipuluar, të barabartë apo të blerë nga mafia.

Ne po monitorojmë dhe dokumentojmë hap pas hapi të gjitha këto akte të pakuptueshme ndaj pronave të qeverisjes vendore dhe po informojmë institucionet vendase dhe të huaja, si OSBE-ODIHR.

Ne kemi qenë, jemi dhe do të vazhdojmë të punojmë e lufftojmë për një Shqipëri brenda familjes Europiane, e cila dinjitetin dhe lirinë e personit njerëzor i vlerëson shtylla të zhvillimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!