Kreu i degës së Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferri denoncon gjendjen e kanaleve kulluese në Durrës ndërsa shprehet se bashkia, në vend që t’i pastrojë, është duke i mbyllur.
Në një postim në Facebook, Xhaferri shkruan se Bashkia Durrës, ose “nuk e kupton”, ose “nuk i intereson” të kuptojë se kanalet kulluese e kanë një funksion.
Xhaferri përmend disa projekte, që sipas ti sjellin mbylljen e këtyre kanaleve.
“E jo mbyllje me sistemim, vendosje tubacionesh, etj., por mbyllje, mbyllje! Mbushje me zhavorr!”
POSTIMI I PLOTË
S’ka problem, se “uji e gjen vetë rrugën” ….
Sikur të kishin kaluar 10 vite, dhe jo vetëm një javë nga përmbytja si pasojë e shirave dhe bllokimit të kanaleve kulluese të njësive administrative në Durrës, po rezulton se Bashkia Durrës, ose “nuk e kupton”, ose “nuk i intereson” të kuptojë se kanalet kulluese e kanë një funksion!
Pse e themi këtë? Me datë 26 janar 2021, Bashkia Durrës ka shpallur katër tendera për rikonstruksione rrugësh, e konkretisht: “Rruga Tepelena”, Rruga “Shën Pjetër”, Rruga “Danubi” dhe Rruga “Shkumbini”.
– Pa i hyrë kostos së rikonstruksionit, e cila sipas fondit limit të përcaktuar është e ekzagjeruar, pasi janë rrugë me gjatësi maksimale 700 metra lineare, ndërkohë kanë një kosto dyfish për një kategori të tillë rruge;
– Pa llogaritur që janë rrugë në një zonë të banuar dhe nuk është parashikuar askund ndriçimi i tyre;
– Pa përmendur që “rastësisht” hartues është subjekti “Arkonstudio sh.p.k”, i cili është edhe fitues i tenderit 279.554.907 lekë pa t.v.sh për hartim projektesh DS4;
– Ajo që të bie në sy në këto projekte është mbyllja e kanaleve kulluese. E jo mbyllje me sistemim, vendosje tubacionesh, etj., por mbyllje, mbyllje! Mbushje me zhavorr!
Edhe nga fotot e paraqitura nga vetë Bashkia në relacionet teknike duket qartë sasi e madhe ujërash në këto kanale.
E ku qëndron problemi këtu për Bashkinë tashmë të shpartalluar?! Uji e gjen vetë rrugën, ka oborre e shtëpi sa të duash buzë rruge!!!
S’ka problem, se “uji e gjen vetë rrugën” ….
Sikur të kishin kaluar 10 vite, dhe jo vetëm një javë nga përmbytja…
Posted by Ferdinand Xhaferraj on Monday, February 1, 2021
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!