Bashkia nxjerr në shitje aksionet e veta, sa kushton Futboll Klub Kukësi?

schedule08:45 - 16 Mars, 2022

schedule 08:45 - 16 Mars, 2022

Privatizimi i plotë i klubeve të futbollit është një proces që duhet të ishte bërë me kohë dhe në vendin tonë për momentin ka një ligj që i detyron bashkitë t’i nxjerrin në shitje.

Disa prej tyre i kanë nisur procedurat, sikurse ka bërë edhe Bashkia e Kukësit. Panorama Sport shkruan se me 4 prill do të zhvillohet ankandi për 12.5 % të aksioneve të Futboll Klub Kukësi.

Ankandi nis me vlerën fillestare të 65 milion lekëve të vjetra. Bashkia do të presë ofertat, që të “çlirohet” përfundimisht nga Futboll Klub Kukësi. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!