Bashkia nis rindërtimin e shkollës “Servete Maçi”

schedule12:26 - 2 Nëntor, 2017

schedule 12:26 - 2 Nëntor, 2017

Bashkia e Tiranës ka nisur rindërtimin nga themelet të shkollës “Servete Maçi. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh se shkolla e re do të vijë me një kapacitet të shtuar, çka do mundësojë dhe dhënien fund të mësimit me dy turne.
Po punohet për rindërtimin nga themelet, por kur të përfundojë do të jetë shkolla më e bukur në Tiranë. Këtë premtim i bën kryebashkiaku Erion Veliaj nxënësve të shkollës 9 vjecare servete maci.
“Sapo kemi filluar punën për ndoshta shkollën më të bukur në Tiranë. Një projekt fantastik në zonën e Selvisë, që e kthen shkollën “Servete Maçi” në një kantier ndërtimi. Ka nisur prishja e shkollës së vjetër, një shkollë, e cila është themeluar si Shkolla e Vashave në vitin 1916; pra, pas 101 vjetësh rrëzohet e vjetra për të krijuar të renë, për ta kaluar të gjithë shkollën vetëm me një turn dhe për të përfituar një hapësirë, i cili do të mirëpresë një pafundësi talentesh që vijnë në shkollën e muzikës”
Rindërtimi do ta shndrrojë në një shkollë komunitare, me palestër, me terrene sportive, me salla takimesh që do të përdoren 24 orë nga i gjithë komuniteti i zonës së Selvisë, 9-Katësheve dhe rrugës së Barrikadave. Kryebashkiaku Veliaj bëri të ditur se këtë vit do të nisë edhe zbatimi i projektit të ndërtimit të 16 shkollave në partneritet me sipërmarrësit privatë, që do t’i japë fund përfundimisht problemit të mësimit me dy turne në Tiranë.
“Ne fillojmë garën brenda këtij viti për 16 shkolla të tjera dhe them se kemi kaluar nga një situatë ku nuk ishte ndërtuar asnjë shkollë në 4 vjet, në një situatë ku po ndërtohen nga 4 shkolla në vit. Besoj se po të vazhdojmë me këtë ritëm, çdo ditë një punë konkrete për Tiranën, jo vetëm do kemi zgjidhur problemin e mësimit me dy turne, por do e kemi afruar Tiranën tek qyteti i ëndrrave që duam të gjithë
Shkolla 9-vjeçare “Servete Maçi”, ndodhet në Njësinë Administrative Nr. 8 në Rr. Dibrës. Ajo përfshin një sipërfaqe totale prej 3900 m2. Shkolla do të ketë 4 kate, nga të cilat tre mbi tokë dhe një kat nëntokë. Krahas laboratorëve dhe ambienteve të tjera, shkolla e re do të ketë 19 klasa për të kaluar mësimin me një turn.

 

https://youtu.be/G82XjW1Aeo8