Bashkia e Tiranës paralajmëron mbledhje të posaçme për shembjen e Teatrit Kombëtar

schedule16:21 - 14 Maj, 2020

schedule 16:21 - 14 Maj, 2020

Bashkia Tiranë ka paralajmëruarmbledhjen e Këshillit Bashkiak ditën e hënë kur në rend dite do të jenë planet për Teatrin Kombëtar.

Në një njoftim të bërë për mediat, Bashkia bën të ditur se mbledhja do të mbahet në orën 11:00. Po ashtu shtohet se do të diskutohet projekti për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar.

Me vendim qeverie, kompleksi i godinave të Teatrit Kombëtar i kaluan Bashkisë së Tiranës, ndërsa sot Presidenti Meta tha se vetëm Gjykata Kushtetuese mund të vendosë për prishjen apo jo të tyre.

Presidenti po ashtu ka bërë thirrje që godinat të mos cenohen, pasi në të kundërt do të kishte pasoja të parikuperueshme. /abcnews.al/