Japonia do të mbështesë Bashkinë e Tiranës për të përmirësuar shërbimin e pastrimit të parqeve të qytetit. Agjencia e Parqeve dhe Rekreaciaonit nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Ambasadën e Japonisë.
Projekti i përbashkët mundëson shtimin e koshave dhe pajisjeve për pastrimin e hapësirave të gjelbra. Kryetari i Bashkisë së Tiranës e cilësoi këtë donacion si një mbështetje shumë të vyer për kryqytetin.
Ndërsa ambasadori i Japonisë u shpreh se projekti mundëson përmirësimin e mjedisit në qytet, ndërsa vlerësoi punën e bashkisë për krijimin e pyllit orbital./abcnews.al