Në muajin e Ramazanit, Bashkia e Tiranës, Fondacioni ALSAR dhe organizata TIKA dhuruan një mijë pako me ushqime për fëmijët pa prindër dhe familjet në nevojë.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj theksoi se, “Një paketë ushqimore nuk i zgjidh të gjitha problemet, por sigurisht është e nevojshme kur familjet janë duke kaluar një kohë të vështirë. Kemi mbi një mijë paketa për fshatrat, ashtu siç do të ketë edhe 3500 pako për gjithë zonën urbane të Tiranës”.
Kryebashkiaku gjithashtu deklaroi se në çdo mbrëmje të muajit të Ramazanit, Bashkia e Tiranës do të shtrojë vakte për njerëzit në nevojë në të gjitha qendrat e saj sociale.
Ndërkohë që ftoi qytetarët që kanë mundësi ekonomike apo edhe bizneset të dhurojnë diçka për njerëzit në nevojë. Ndërkohë ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük tha se muaji i Ramazanit duhet t’i bëjë njerëzit bashkë dhe të kujdesshëm ndaj atyre në nevojë./abcnews.al