Bashkia e Durrësit thirrje për banorët e prekur nga tërmeti: Paraqituni me këto dokumente

schedule19:04 - 4 Shkurt, 2020

schedule 19:04 - 4 Shkurt, 2020

Të gjithë banorët e Durrësit të cilëve i është dëmtuar banesa nga tërmeti i 26 nëntorit duhet të aplikojnë nga ora 08:00 e mëngjesit deri në 18:00 të pasdites.

Bashkia e Durrësit ka njoftuar qytetarët që të drejtohen në sportelet që ka hapur bashkia dhe njësitë administrative.

Në njoftim përmenden edhe dokumentet që duhet të ketë çdo qytetar, me qëllim që të aplikojë në këto sportele.

 

Njoftimi i Bashkisë Durrës:

“Bashkia e Durrësit shton numrin e sporteleve për aplikimin online “Shtëpia ime”-platforma online e aplikimit për programet e Rindërtimit, brenda dhe jashtë njësive administrative për ti ardhur në ndihmë qytetarëve që që kanë pësuar dëme në shtëpitë e tyre nga tërmeti i Nëntorit.

Janë 56 sportele në njësitë administrative por edhe jashtë tyre ku banorët e Durrësit mund të aplikojnë.

 Sportelet e shtuara jashtë njësive administrative janë në godinat e ndërmarrjes;

-Komunale Plazh,

 -ish Parku i Autobuzëve,

-ndërmarrja Rruga Shkozet dhe

-drejtoria e Policisë Bashkiake.

Në shërbim të qytetarëve në të gjitha sportelet janë punonjës të trajnuar posaçërisht për këtë proçes të cilët do të punojnë me orare të zgjatura.

Orari i sporteleve për aplikimin online është çdo ditë ora 08.00-18.00.

Të gjithë banorët e Durrësit të cilëve u janë dëmtuar shtëpitë nga tërmeti duhet të paraqiten në këto sportele me;

– kartën e identitetit dhe

-një dokument pronësie të shtëpisë.

Ky proces i aplikimit online po vijon me intensitet ku deri tani kanë aplikuar rreth 350 qytetarë”, thuhet në njoftimin e Bashkisë Durrës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!