Bashkia e Durrësit në “telashe”, një tjetër Sako merr drejtimin, kush është e “besuara” e Vangjush Dakos

schedule20:00 - 3 Mars, 2020

schedule 20:00 - 3 Mars, 2020

Bashkia e qytetit të Durrësit, një nga më të mëdhatë e vendit, për disa kohë nuk do të drejtohet nga kryetari i deleguar Zhyljen Varfaj, i emëruar pas largimit të bujshëm të Kryebashkiakes Valbona Sako.

Sipas gazetarit të ABC News Leonidha Musaj mësohet se Zhuljen Varfaj do të largohet për disa kohë nga kryesimi i kësaj Bashkie, për shkak të problemeve shëndetësore. Mësohet se Varfaj do të largohet jashtë vendit, drejt Gjermanisë, ku do ti nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Siç raporton gazetari Musaj për abcnews.al, për kryesimin e kësaj Bashkie, pesë ditë më parë është emëruar si nënkryetare e Bashkisë Durrës, Emirjana Sako. E përfolur si njeri i besuar i ish-kreut të bashkisë Durrës, Vangjush Dako, ajo do të ketë të drejtën e firmës në mungesë të Varfaj.

Emirjana Sako ka mbajtur postin e drejtoreshës së Shërbimeve në këtë institucion.

Bashkia e Durrësit ka patur një valë ndryshimesh brenda pak muajve.

Vangjush Dako pasi drejtoi këtë Bashki për tre mandate, nuk u rikandidua nga PS në zgjedhjet e 30 qershorit. Dako doli në përgjimet e BILD si i përfshirë në shit-blerje votash gjatë fushatës së vitit 2017.

Për ta zëvendësuar Dakon, u përzgjodh asokohe Drejtoresha e Tatimeve në këtë qytet Valbona Sako, e cila dha dorëheqjen vetëm pak muaj më pas.

Dorëheqja e saj erdhi për shkak të deklaratave të saj në media, pak ditë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit ku deklaroi se “jemi të kënaqur me 50 viktima”.

Pas dorëheqjes në Valbona Sakos, u emërua si kryetar i komanduar Zhuljen Varfaj i cili për disa kohë tashmë do t’ja pasojë drejtimin Emirjana Sakos./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!