Bashkia bën bilancin e përmbytjeve në Shkodër, ndahen ndihma ushqimore në Obot

schedule10:19 - 14 Janar, 2021

schedule 10:19 - 14 Janar, 2021

1880 hektarë tokë është sipërfaqja e përmbytur në Shkodër. Situata vijon të jetë shqetësuese ndonëse reshjet ditët e fundit ia kanë lënë vendin temperaturave të ftohta dhe reshjeve të dëborës.

Bashkia e Shkodrës në raportimin e orëve të fundit paraqet të njëjtën situatë në fshatin Obot, pasi për shkak të përmbytjeve vijon të jetë i “izoluar” dhe rruga është e kalueshme vetëm për mjete të larta.

Po ashtu janë shpërndarë edhe ndihma ushqimore për t’i ardhur në ndihmë familjeve të bllokuara.

Njoftimi i plotë:

Informacion mbi situaten e përmbytjeve në territorin e Bashkise Shkodër, data 14.01.2021, ora 08.30

Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 14.01.2021,ora 08.30, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

  • Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.32m. (Kuota max 6.30 m)
  • Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30,shënon kuotën 8.65 m.(Kuota max 8.70 m)
  • Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 6.92m. (Kuota max 7.50 m)
  • Lumi Kir ka prurje minimale.

Bashkia Shkodër

Siperfaqe totale e përmbytur 1880 Ha

  1. Tokë e pakultivuar 518 Ha
  2. Foragjere të dyta, jonxhe 1180 Ha
  3. Grurë 95 Ha
  4. Bimë dekorative 80 Ha
  5. Pemtore 7 Ha

Nj.A. Ana e Malit

  1. Vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta. Rruga e Obotit është e kalushme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 80cm.
  2. Ujesjellesi Oblika 1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.
  3. UKSH ka furnizuar me uje te pijshëm banore të fshatit Oblikë.
  4. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 950 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
  • Tokë e pakultivuar 210 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 695 Ha
  • Grurë 40 Ha
  • Pemtore 5 Ha
  • Në fshatin Obot, janë shpërndarë ditën e djeshme sipas listës përfituese të hartuar nga Administratori i Nj.Adminstrative Ana e Malit:
  1. 50 pako ushqimore
  2. 200 koli ujë, nga 8 litër kolia
  3. 51 thasë koncentrat nga 20kg
  4. 5 ton misër
  • Në fshatin Muriqan (lagjia Goricë), janë shpërndarë ditën e djeshme sipas listës përfituese të hartuar nga Administratori i Nj.Adminstrative Ana e Malit 3 ton miser donacin.

Nj.A Dajç

  1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 800 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Dajç,Mushan,Shirq,Suka-Dajç,Pentar,Darragjat), nga të cilat :
  • Tokë e pakultivuar 265 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 400Ha
  • Bimë dekorative 80 Ha
  • Grurë 55 Ha
  1. UKSH ka furnizuar me uje të pijshëm banore të fshatit Oblikë.
  2. Për shkak të rritjes së nivelit të ujit është bllokuar segmenti në vendin e quajtur Urrelat që lidh fshatërat Shirq me Darragjat.
  3. Në fshatin Shirq janë shpërndarë ditën e djeshme sipas listës përfituese të hartuar nga Administratori i Nj.Adminstrative Dajç rreth 28 ton misër donacion.

Nj. A. Guri i Zi

  • Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Nj.A. Velipojë

  1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 50 Ha, kryesisht në fshatrat Ças,Reç (këneta Reçit),Baks i Ri,Luarz.
  • Tokë e pakultivuar 10 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhë 40 Ha

Nj.A.Bërdicë

  1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 70 Ha, kryesisht në fshatin Trush (fusha e Stomes), e Bërdicë e Madhe.
  • Tokë e pakultivuar 30 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 40 Ha
  1. Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

Nj.A.Rrethina

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 10 Ha, në fshati Zyes

  • Tokë e pakultivuar 3 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 5 Ha
  • Pemtore 2 Ha/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!