Bashkëshortja rrëfen jetën e poetit bohem Teodor Keko

schedule16:44 - 18 Shtator, 2022

schedule 16:44 - 18 Shtator, 2022

Nga Leontina Nika

Artistët e vërtetë nuk kanë kurrë ikje, por veç lindje. Ndaj mungesa fizike e poetit dhe shkrimtarit bohem Teodor Keko, kujtohet në ditën e lindjes, pak e shkuar në kohë, por plot sharm e elegancë në një sallë të mbushur plot me miq.

Ishte ai, që dinte të shprishte çdo hatërmbetje e ndasi mendimi, me buzë në gazë e humor shumëngjyrësh.  Energjia e tij, vazhdon të ketë të njëjtin magnet edhe në këtë 64 vjetor pa prani fizike. Por e vetmja që nuk e pranon largimin e tij është muza, bashkëshortja Xhuli, e cila bisedon me të përmes letrave.

Mungesën e tij e ndjejnë të gjithë, por thellë në shpirt  askush më shumë se Xhuli, që ende i mban mëri, për ikjen e tij.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!