Bashkëshortja e Arian Çanit rrëfehet për herë të parë rreth familjen së saj

schedule10:43 - 28 Shkurt, 2020

schedule 10:43 - 28 Shkurt, 2020

E ftuar tek emisioni i pasdites “Rudina”, ishte dentistja-pediatrja Enida Petro e cila foli për kujdesin që duhet të kenë fëmijët me shëndetin e dhëmbëve. Enida është shumë e suksesshme në profesionin e saj, por pak e dinë që ajo është edhe bashkëshortja e moderatorit të njohur Arian Çani.

Çifti ka dy fëmijë një djalë dhe një vajzë.

Vajzën Joanën, Çani e prezantoi pak javë më parë gjatë emisionit “Zonë e Lirë”. Gjatë programit Rudina Magjistari shfaqi këtë moment në ekran ndërsa Enida Petro tha se Çani ia ka trashëguar edhe vajzës pasionin për teatrin.

Ajo u pyet edhe nëse është xheloze për të shoqin kur sheh që fton e puth vajza të bukura në emision.

Si përgjigjie, Enida tha se ka besim tek i shoqi./abcnews.al

 

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!