Bashkëshortja dhe fëmijët të pranishëm, përcillet për në banesën e fundit Lefter Zhidru

schedule12:57 - 26 Shtator, 2020

schedule 12:57 - 26 Shtator, 2020

Është përcjellë ditën e sotme për në banesën e fundit Lefter Zhidru, 71-vjeçari që terrorizoi një lagje të tërë në Elbasan. Në ceremoninë mortore morën pjesë një numër i kufizuar njerëzish për shkak të masave kufizuese të vendosura prej pandemisë.

Nga pamjet e siguruara, duket se në varrim janë të pranishëm edhe bashkëshortja e të ndjerit, vajza dhe djali.

Zhidru u varros në fshatin Xarrë në Sarandë, ku ishte edhe vendlindja e tij ndërsa familjarët nuk kanë pranuar që të flasin për mediat.

Kujtojmë se gjithçka nisi mesditën e 24 shtatorit kur i moshuari pati një konflikt me bashkëshorten dhe më pas tentoi ta vriste. Por, ajo doli me shpejtësi nga shtëpia duke njoftuar policinë. Në momentin që erdhën efektivët, Zhidru reagoi duke iu përgjigjur me armë thirrjes së tyre për t’u dorëzuar.

Pas më shumë se 4 orësh rezistencë, forcat RENEA u detyruan që ta neutralizonin 71-vjeçarin duke e qëlluar për vdekje pasi nuk pranoi të negocionte.

Në intervistë për Abc News, Thanas Zhidru u shpreh se vëllain e ka njohur si njeri të qetë dhe nuk ka pasur të bëjë asnjëherë me armët. Thanasi rrëfeu se Lefteri ishte martuar tre herë dhe kishte 5 fëmijë.

Nga ana tjetër fqinjët e të ndjerit kanë thënë për Abc News se nga familja në fjalë dëgjonin shpesh konflikte dhe se Lefteri ushtronte vazhdimisht dhunë ndaj bashkëshortes. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!