“Bashkëshortin e njoha në autobus”, Fitnete Duro: Në fillim nuk doja që vajzat e mia të merreshin me cirk

schedule12:30 - 3 Mars, 2023

schedule 12:30 - 3 Mars, 2023

E kush nuk e ka dëgjuar emrin e Fitnete Duros, mjeshtres së njohur të cirkur shqiptar? Si rrallëherë, ajo ka folur publikisht për jetën e saj private. Gjatë një interviste në “Pas Mesnate” në ekranin e ABC News, ajo është ndalur te familja. Madje, ka rrëfyer edhe njohjen me bashkëshortin gjatë një turneu në Korçë.

“Ne qendronim në Korçë dhe po jepnim shfaqje nëpër fshatrat e Korçës. Edhe në një fshat në Zemblak dhanë shfaqje, edhe bashkëshorti hipi te autobusi jonë që të shkonte deri në qendër të Korçës. Nuk e vura re. Ishte shumë i pashëm, shumë i bukur, sepse po flas hapur. Pastaj, u pëlqyem, kështu jemi njohur me bashkëshortin dhe ai e kishte shumë qejf artin e cirkut. Kemi qendruar një muaj në Korçë, ai në çdo shfaqje, vinte dhe shikonte numrat tanë, jo vetëm timin, por të të gjithëve dhe kishte qejf. Kështu që ajo periudhë ka qenë shumë e bukur për mua”, u shpreh Duro.

Më tej, ajo foli edhe për tre fëmijët e saj, të cilët janë marrë të gjithë me sport. Më e madhja, Klaudia ka ndjekur gjurmët e të ëmës në cirk. Duro ka thënë se në fillim nuk donte, por që më pas ndryshoi mendim.

Të them të drejtën, në fillim thoja 10 goca të kem, nuk do t’i fus në cirk, por prap mendoja pse një art kaq të bukur mos ta humbasin. Edhe Klaudia u fut pak më e madhe, por u bë një akrobate shumë e mirë. Klaudia i prek të gjitha profilet, është zjarr. Edhe vajzën tjetër, Erën, ajo sado që tani e ka lënë nuk vjen në cirk, por ka palestër cross-fit. Edhe djalin e kam instruktor në palestër. Të gjithë merren me sport, sepse u bën shumë mirë nga fizike, nga ana mendore, sporti është gjithçka.

Është shumë e vështirë të stërvisësh fëmijën tënd, por Klaudian nuk e llogarisja. I thoja, nuk jam mami. Ndonjëherë thoshte, ti më shumë ndihmon ato sesa mua, që më ke goc. I kisha të barabartë, nuk bëja dallime që ishte vajza ime”, zbuloi Duro./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!