Bashkëshorti tradhton Natalie Portman pas 11 vitesh martesë

schedule14:10 - 5 Qershor, 2023

schedule 14:10 - 5 Qershor, 2023

Edhe pse gjithçka dukej idilike gjatë më shumë se dy dekadave martesë, mediat e huaja raportojnë se bashkëshorti i aktores Natalie Portman, Benjamin Milpied, e tradhtoi me një 25-vjeçare.

Natalie Portman dhe Benjamin Milpied u takuan në xhirimet e Black Swan në 2010 dhe u martuan më 4 gusht 2012. Ata kanë dy fëmijë së bashku, një djalë, Alef, i lindur më 17 qershor 2011 dhe një vajzë, Amalia, e lindur më 2 shkurt 2017.

Skandali që dyshohet se tronditi martesën e tyre u raportua fillimisht nga media franceze Voici, e cila pretendoi se Milpied kishte një lidhje jashtëmartesore, por se ishte në të kaluarën. Një burim i tha People se lidhja ishte jetëshkurtër dhe përfundoi.

Burimi më tej pohon se Milpied “e di se ai bëri një gabim të madh dhe po bën gjithçka që mundet që Natalie ta falë atë dhe të mbajë familjen e tyre të bashkuar“.

Natalie është tepër diskrete dhe nuk ka ndërmend ta sjellë atë në media. Prioriteti i saj më i lartë është mbrojtja e fëmijëve të tyre dhe privatësia e tyre”, shton burimi.

Një tjetër burim i afërt me çiftin tha për Page Six se “çifti nuk është ndarë dhe po përpiqen t’i zgjidhin gjërat. Benjamin po bën gjithçka që mundet për ta bërë Natalie që ta falë.“/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!