Prej ditësh deklarata e bashkëshortit të presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, Prindon Sadriu që i cilësoi mediat ndërmarrje e përbashkët kriminale.
Analisti Arton Demhasaj deklaroi në emisionin “Ballkan” nga Baton Haxhiu tha se për shkak të posteve diplomatike që ai mban nuk i lejohet të bëjë deklarata të tilla në rrjetet sociale.
“Nuk do kishte me qenë shumë problematike kjo deklaratë nëse do ishte vetëm bashkëshorti i presidente. Por ai mban dy pozicione që i ndalohet të flasë në rrjetet sociale për çështje të ndryshme. Ai një pjesë të mediave në Kosovë i quan ndërmarrje të përbashkët kriminale.
Një njeri me post diplomatik nuk i lejohet të bëjë një deklaratë të tillë ndaj mediave në Kosovë. Ai shpesh herë mediat i quante si mediat e regjimit. Politika nuk duhet të guxojë të flasë në një mënyrë të tillë ndaj mediave”, tha Demhasaj.
Ai nënvizoi se situata bëhet akoma më e rëndë duke qenë se nuk ka pasur kërkim falje nga ana e presidentes.
“Situata është edhe më e rëndë kur nuk kemi kërkim falje nga ana e presidentes. Madje mbrëmë në një intervistë për televizionin publik është përpjekur ta mbrojë. Statusi është fshirë por dokumentohet përmbajtja e tij. Nuk ka pasur asnjë reagim as nga kryeministri Albin Kurti”, u shpreh ai. /abcnews.al