Bashkëshorti i ikën nga shtëpia, 52 vjeçarja në Vlorë kërkon ndihmën e policisë

schedule11:20 - 6 Janar, 2022

schedule 11:20 - 6 Janar, 2022

Një 52 vjeçare nga Vlora ka denoncuar humbjen e bashkëshortit të saj.

Policia bën me dije se shtetasja L. A., 52 vjeçe, banuese në lagjen “24 Maji”, Vlorë, ka kallëzuar se më datë 03.01.2022, është larguar nga banesa, pa njoftuar, bashkëshorti i saj, shtetasi N. A. Për të cilin nuk ka asnjë informacion.

Ndërkohë uniformat blu po punojnë  për gjetjen e tij.

“Më datë 05.01.2022, shtetasja L. A., 52 vjeçe, banuese në lagjen “24 Maji”, Vlorë, ka kallëzuar se më datë 03.01.2022, është larguar nga banesa, pa njoftuar, bashkëshorti i saj, shtetasi N. A. Punohet për gjetjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!