Bashkëshortët rezultuan pozitivë për koronavirusin, dezinfektohet pallati ku jetonin në Fier

schedule13:24 - 25 Mars, 2020

schedule 13:24 - 25 Mars, 2020

Gjatë së mërkurës është dezinfektuar pallati dhe një market në hyrje të tij, ku jetonin bashkëshortët e prekur nga koronavirusi në Fier. Burri 60 dhe gruaja 55-vjeçare u dërguan mbrëmë tek Infektivi në Tiranë pasi gjendja e tyre u perkeqësua.

Ata kishin temperaturë dhe probleme me frymëmarrjen. Më herët dy bashkëshortët u paraqiten në spitalin e Fierit me simptomat tipike të koronavirusit.

Testet u kryen ditën e djeshme dhe pergjigjja që erdhi në mbremje ishte pozitive për Covid-19. Ata të dy jetonin të vetëm në katin e 6 të pallatit dhe njihen shumë pak nga banorët.

Ndërkohë bashkia e Fierit njoftoi se tregjet e levizshme nëpër lagje dhe fshatra do të lejohen të funskionojnë duke u bërë thirrje fermerëve dhe tregtarëve të jenë të pajisur me masat mbrojtëse, doreza, dezinfektantë dhe maska.

Në ketë mënyrë bashkia synon shmangien e grumbullimeve të mëdha të qytetarëve në qëndër të qytetit për blerjet e fruta-perimeve. Mesatarisht ne Fier, Patos dhe Rroskovec po behen 12 teste në dite. Në Mallakastër nuk ka shfaqje të epidemisë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!