Bashkëpunimi me universitetet, Rama shkon në Spanjë me dy ministret

schedule10:48 - 4 Tetor, 2021

schedule 10:48 - 4 Tetor, 2021

Kryeministri Ei Rama është nisur në një vizitë në Spanjë, ditën e djeshme, menjëherë pas konferencës së jashtëzakonshme ku shpalli krizën energjitike që mund të godasë vendin. Abcnews.al mëson se Rama ndodhet atje me ministren e Arsimit, Evis Kushi dhe atë të Bujqësisë, Frida Krifcën.

Në fokus të këtij udhëtimi do të jetë arsimi, për bashkëpunimin e universiteteve shqiptare me ato spanjolle.

Bashkëpunimi me universitetet e huaja është artikuluar si një nga objektivat e qeverisë “Rama 3”. Siç është bërë me dije bashkëpunimet nuk do të jenë vetëm në kuadrin e programeve të studimeve të përbashkëta apo të dyfishta, por do të shtrihet në të gjitha aspektet e jetës universitare dhe akademike. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!