Në prezantimin e platformës së saj kandidatja në garë për kreun e ri të SPAK, Doloreza Musabelliu, tha se menaxhimi i burimeve njerëzore është sfidë për SPAK .
Gjithashtu tha se do të mbështesë përdorimin e teknikave speciale të hetimit.
“Prokuroria e Posaçme do të vijojë bashkëpunimin ndërinstitucional dhe ndërkombëtar që do të përmirësohet vazhdimisht duke garantuar hetime cilësore. Rritja e numrit të procedimeve të nisura kryesisht është një tjetër pikë e rëndësishme. Hetimet proaktive e kthejnë institucionin aktor aktiv që godet nga fazat e hershme. Qëllimi do të jetë identifikimi në kohë i fenomeneve me potencial risku. Në fokusin tim do të jetë nxitja e hetimeve financiare që të kryhen paralelisht së bashku me hetime penale. Kjo qasje siguron jo vetëm ndëshkimin penal por edhe goditjen e bazës. Shtimi i rasteve të gjurmimit të produkteve të veprës penale, duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje. Do mbështes përdorimin e teknikave speciale të hetimit. Garantimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut është një nga shtyllat kryesore…Mbrojtja e të drejtave të njeriut është treguar i nivelit të lartë të institucionit”, tha ajo.
/abcnews.al/

