Për të shënuar 28-vjetorin e Ditës së Forcave të Armatosura të Ukrainës, ambasada ukrainase në Turqi organizoi një pritje në kryeqytetin Ankara.
Zv/ministri i Mbrojtjes dhe komandanti i Marinës së Turqisë ishin pjesë e aktivitetetit, së bashku me shefin e forcave detare të Ukrainës, ambasadorë dhe atashe ushtarakë të vendeve të ndryshme të huaja.
“Tani, në kushte jashtëzakonisht të vështira, Ukraina po krijon forca të armatosura moderne, të gatshme për luftime, të profesionalizuara dhe të pajisura”, komandanti i Marinës së Ukrainës, Ihor Voronchenko.
Voronchenko tha se ata mirëpritën kthimin e marinarëve detarë ukrainasë të cilët vitin e kaluar u ndaluan nga Rusia.
“Ukrainasit nuk i lënë kurrë bashkatdhetarët e tyre. Jeta dhe liria e mbrojtësve të Ukrainës është përparësia jonë absolute”, theksoi Voronchenko./abcnews.al