Bashkë me vaksinën, kosovarët do ta marrin edhe “pasaportën COVID-19”

schedule10:27 - 9 Shkurt, 2021

schedule 10:27 - 9 Shkurt, 2021

Kosova pritet që gjatë muajit shkurt të marrë 100 mijë vaksina nga skema e njohur si “COVAX”, e cila para disa ditësh dha vet njoftimin.

Ministria e Shëndetësisë, bëjnë me dije se dozat e para pritet te shpërndahen në Kosovë në javët e fundit të muajit shkurt, pa treguar ndonjë datë të saktë.

Kontingjenti i parë do të përfshijë 100.800 doza të vaksinës së “AstraZenecas”, ndërsa efikasiteti i saj kalon 90 përqindëshin dhe merret në dy doza. Ndërkohë dy javë më parë, kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti tha se së bashku me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), kanë hartuar një plan të veprimit për vaksinimin kundër koronavirusit, që do të nisë së zbatuari kur të arrijnë vaksinat, e që përfshin kategorinë më të rrezikuar nga COVID-19, që janë persona mbi moshën 65 vjeç dhe punëtorët shëndetësorë.

Shumë shtete në Evropë dhe botë janë duke parë “pasaportën COVID-19” si një mundësi për të kthyer normalitetin, e cila do ju jepet të gjithë atyre që marrin dy dozat e vaksinës, ndërsa së fundmi Shqipëria ka bërë të ditur se ka nisur lëshimin e këtyre dokumenteve për të gjithë ata që janë vaksinuar.

Edhe Kosova pritet që të bëjë të njejtën, ku bashkë me vaksinimin do të shpërndajnë edhe “pasaportën COVID-19”. Nga Ministria e Shëndetësisë, bëhet me dije se  kosovarët do të pajisen me dëshmi të tilla pasi të marrin dy dozat e vaksinës.

“Sipas Planit të imunizimit kundër COVID-19, secili person që vaksinohet do të pajiset me kartonin apo qysh do që të quhet për të dëshmuar se i ka marrë të dy dozat e vaksinës kundër COVID-19”, kanë thënë për “Zërin” nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndërsa ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ditë më parë ka deklaruar se Kosova pritet t’i kthehet normalitetit gjatë kësaj vere, ndërsa vendi ynë është ndër të paktët në Evropë që nuk ka nisur akoma vaksinimin kundër COVID-19./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!