EMRAT/ Sulmi me sende të forta në Fushë Krujë: Shpallet në kërkim autori i dyshuar, një i ndaluar

schedule10:50 - 22 Shkurt, 2021

schedule 10:50 - 22 Shkurt, 2021

Është zbardhur një rast sulmi me sende të forta që ndodhi më 17 shkurt në një lokal në Fushë Krujë kur një 30-vjeçar u godit me sende të forta në kokë nga një grup personash të armatosur dhe me maska.

Në kërkim është shpallur autori i dyshuar 34-vjeçari Gazment Kusta, banues në Budull, Krujë, i dënuar më parë jashtë vendit, për trafikimin të lëndëve narkotike.

Lexo edhe: “Maskat” e armatosura dhunojnë të riun në një lokal në Krujë, shoqërohen disa persona

Dyshohet se Kusta, më 17 shkurt ishte mes personave që u futën në ambientin e një lokali në Fushë Krujë dhe goditi me sende të forta në kokë 30-vjeçarin E. E. I riu pasi mori ndihmë mjekësore, u largua për në banesë.

Nga pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë në biznes, grupi i djemve të maskuar futen në lokal, drejtojmë armët nga të pranishmit dhe më pas nisin që të dhunojnë me sende të forta 30-vjeçarin që shtrihet në tokë duke u munduar të ruhet me sa ka mundësi.

Po ashtu, në vijim të hetimeve është ndaluar 31-vjeçari Geart Bakalli pasi akuzohet që ka penguar zbulimin e së vërtetës. Gjatë kontrolleve të ushtruar në banesën e tij, policia gjeti disa veshje të përdorura nga autorët dhe 1 mjet tip “Audi”, të cilin dyshohet se e kanë përdor për t’u larguar nga vendi i ngjarjes. sb/abcnews.al/