Bashës nuk ka kush i shkon pas/ Pas rrjedhjeve tek Berisha, i ikin dhe antiberishianët. Burimi: Përplasje finale. Parti edhe pa të!

schedule15:27 - 6 Korrik, 2024

schedule 15:27 - 6 Korrik, 2024

Pa vulë e logo të PD-së por edhe i paqartë në hapat që do të ndjek, për Lulzim Bashën duket se po nis periudha e vetmisë së madhe.

Këtë javë ai zhvilloi disa takime me ata që e mbështetën në rikthimin e tij të katërt në fundin e korrikut të vitit të shkuar, por ata që i shkuan ishin të pakët.

Mungesa më e theksuar ishte nga deputetët.

Të enjtën paradite ishte ky takim që mbante një titull të madh, Harku Opozitar Euroatlantik.

Ftesa u kishte shkuar të gjithë aleatëve por në Tryezën e Bashës më i njohuri qe shkelqeu, ishte Kujtim Gjuzi.

Basha vetë shoqërohej nga dy deputetë të tij, nga 11 me gjithë veten, që i ka pasur deri më 11 qershor, kur Apeli foli.

Ishte tryeza për reformën zgjedhore, që më shumë dukej një test për numrat e tij, sesa për rezultat në fund.

Enkelejd Alibeaj, Sekretar i Përgjithshëm i Lulzim Bashës, dhe më i aktivizuar për reformën, nuk ishte në krahun e Lulzim Bashës.

Por vetëm një ditë më pas, të premten, Alibeaj ishte ndër të parët e pranishëm në një tryezë me të njëjtin objekt, ligjin elektoral, të thirrur nga Dashmir Shehi.

Dy tryezat shihen në kontrast të fortë me njëra tjetrën, Dashmir Shehi që mblodhi të gjithë faktorët edhe të PD-së, edhe të aleatëve të saj, dhe e Lulzim Bashës, që nuk kanë asnjë forcë numerike në hapësirën politike të vendit.

Enkeljed Alibeaj ndëkrohë nuk u duk as në Këshillin Kombëtar të thirrur pasditen e së enjtes, e që ishte mbledhja e parë e Bashës ma median. Ashtu sikundër dhe ajo me ata që Basha i quan pjesë te Harkut Opozitar Euroatlanitk.

Në këto pamje të sjellja prej vetë zyrës së Lulzim Bashës ndërkohë shihen vetëm dy deputetë që janë pranë tij, Orjola Pampuri dhe Arbi Agalliu.

Dy deputetë të tij, Kreshnik Çollaku e Eralda Bano janë të deklaruar se janë larguar për tu bashkuar me Berishën.

Por duket se edhe pjesa tjerër është duke marrë kohë për të vendosur mbi hapat që do të ndjekin, do të qëndrojnë me Bashën apo presin lëvizje tjetër brenda grupit, për t’u pozicionuar diku.

Deputetja Flutura Açka, një mbështetëse e Bashës dikur, është një ndër ta që e ka bërë të qartë se është anti-berishane, por aktualisht as me Bashën.

Por ujerat jashte kamerave, jane edhe me te turbullta. Roland Bejko prej 11 qershorit deklaroi distancim nga Basha, duket se po merr persiper perballjen me ish kryetarin, perballje qe shpejt do te behet publike.

Perballje qe duket se po kërkon të krijojë dhe të mbledh zërat anti-berishan, me idenë e tij të qartë për të krijuar një forcë politike. Qofte edhe pa Lulzim Bashën.

Bashes i vendos ultimatum edhe kohë sa Gjylata e Apelit të zbardh vendimin për vulën. Ish kryetari i PD, vetem ketu ka qene i qarte: se vendimin do ta ankimoje, por do jete dhe momenti kur te gjithe do ta kene te qarte, nese Lulzim Basha e ka politiken seriozisht, apo thjesht do te beje zvarritjen e radhes. Por kësaj radhe Basha nuk ka më zgjedhje dhe e pret braktisja dhe nga ata që mbetën të mbijetuarit e fundit, nga perpjekja e deshtuar, per te ndare Partine Demokratike nga Sali Berisha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!